Kotzias ndryshon mendje: Nuk duhen ngritur tonet me Shqipërinë dhe Turqinë sepse ato…

0
63

Ish-ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotias ndryshe nga sa bënte kur ishte në detyrë, së fundmi ka kritikuar diplomacionë greke për marrëdhëniet me Shqipërinë dhe Turqinë.

Kotzias është shprehur për mediat greke se është e gabuar që politika greke ngre tonet me Shqipërinë dhe Turqinë.

Ai ka kritikuar edhe liderin e opozitës greke, Mitsotakis, që disa herë ka deklaruar se Shqipëria duhet të respektojë të drejtat e minoritetit për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian.

“Nuk është e drejtë që politika jonë e jashtme të ngrejë tonet me palën turke dhe shqiptare. Me Turqinë kemi një ndryshim në kulturën politike. Turqia nuk duhet të ndërhyjë në politikën tonë, ne kemi kulturë paqeje.

E njëjta gjë vlen edhe për Shqipërinë, e cila ka ngritur tonet në dy muajt e fundit. Është e papranueshme që Mitsotaki të deklarojë se Shqipëria nuk do t’i bashkohet BE-së. Këto janë gjëra që zgjidhen me diplomaci serioze.

Do t’i kujtoja “Demokracisë së Re” (partia e drejtuar nga Mitsotakis), se ishin ata që mbështetën Shqipërinë në NATO pa kushte. Nuk mund të flasë në këtë mënyrë Mitsotaki sikur të mos kenë qenë ndonjëherë në qeverisje, kjo është hipokrizi”, u shpreh Kotzias.