/Kompania ofron pastruese lakuriq, befasohen nga kërkesat e klientëve

Kompania ofron pastruese lakuriq, befasohen nga kërkesat e klientëve

Një kompani pastrimi ka zbuluar se pse po refuzohen aplikantët në moshë të re, arsyeja është se klientët preferojnë gratë e mesme, në moshë dhe të plota.
“The Naturist Cleaner” ka rreth 300 punonjës profesionistë, të cilët janë të gatshëm të pastrojnë, pluhur dhe gjithçka lakuriq në shtëpitë e anglezëve.

Këta pastrues përfitojnë rreth 30 ose 40 paund në orë.

Nëse nuk e kuptuar kjo kompani ofron pastrues që punën e bëjnë zhveshur dhe çudia është që klientët nuk preferojnë moshat e reja por gratë në moshë.

Themeluesja e kompanisë Laura Smith tha:

Ne kemi 300 pastrues që punojnë lakuriq. Llojet e njerëzve që kërkojnë shërbimin tonë ndryshojnë nga njëri-tjetri. Disa njerëz që na thërrasin mendojnë se ne ofrojmë “shërbime të fshehta”, por normat tona janë në nivelin e mesëm dhe pasqyrojnë tjetër gjë.”
Laura e nisi këtë biznes vitin e shkuar, pasi në kompaninë e mëprashme dikush e telefoni duke i kërkuar një pastruese lakuriq që ta pastronte shtëpinë e tij.

Pastruesja Silva, 43 vjeç, nga Londra, tha se ishte e lehtë të kalonte nga një agjenci standarde tek Pastruese Nudo, madje ua rekomandon të gjithëve kjo si një formë për t’u ndier komod dhe aspak të turpëruar me trupin tuaj.

Klinetët e kënaqur kanë lënë përshtypje fantastike në faqen e internetit, duke e quajtur këtë si një përvojë të mrekullueshme.