/Klopp vjen me një deklaratë fantastike për Shaqirin

Klopp vjen me një deklaratë fantastike për Shaqirin

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se Xherdan Shaqiri ka kaluar pritshmëritë që nga transferimi prej Stoke Cityt.

Shqiptari ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar tri asistime në gjashtë ndeshjet e fundit të Reds dhe tekniku gjerman është shumë i lumtur.“Po, edhe më shumë. Çfarë mund të them?”, ka thënë Klopp për Liverpoolfc.com, i pyetur se a i ka arritur Shaqiri pritshmëritë deri më tani në këtë sezon.

“Ai është një djalosh fantastik, më të vërtetë është shumë i mirë. Ai e din se ka ende shumë potencial për t’u përmirësuar”.“Ai është njeri për momente vendimtare dhe ne duhet të sigurohemi që kjo të vazhdojë të qëndrojë kështu”.

“Një tjetër paraqitje e mirë dhe një gol fantastike, është diçka më të vërtetë e mirë”, ka shtuar Klopp.

Xhiro e ardhshme e Reds në Ligën Premier është kundër Watfordit.