/Klopp i le me gisht ne goje gazetarët serbë,ja çfarë thotë për Shaqirin

Klopp i le me gisht ne goje gazetarët serbë,ja çfarë thotë për Shaqirin

rajneri i Liverpool Jurgen Klopp i ka lutur gazetarët serbë që të mos e pyesin për Xherdan Shaqirin.

Sulmuesi shqiptar, Xherdan Shaqiri nuk u ftua nga Liverpooli për ndeshjen ndaj Crvena Zvezdas, për shkak të tensioneve mes sulmuesit dhe tifozëve serbë.

“Lojtarët kanë pranuar gjithmonë vendimet e mia dhe i kanë respektuar ato, kemi pasur një deklaratë për këtë dhe të gjithë ata që e lexojnë mund ta shohin qëndrimin tim”, ka theksuar Klopp.

“Ne kemi ardhur këtu për të luajtur futboll dhe unë dua të përqëndrohem në të, dhe në përputhje me rrethanat ne kemi vendosur që ai të mos vijë.”

Më pas, Klopp ka folur për ndeshjen, ku tha se pret ndeshje mjaft të vështirë.

“Thash pas ndeshjes së parë, ne ishim shumë të mirë në ndeshjen e parë. Do të jetë një atmosferë e zjarrtë, por ne duhet të sigurohemi se jemi gati për gjithçka. Nesër është vetëm një mundësi për të fituar pikë, asgjë më shumë, asgjë më pak”, përfundoi Klopp.