/Klop: E kam njohur Shaqirin që kur ishte19 vjeç,askush nuk e di qe…

Klop: E kam njohur Shaqirin që kur ishte19 vjeç,askush nuk e di qe…

Xherdan Shaqiri është duke treguar vlerat e tij te skuadra e Liverpulit,dhe mënyra se si ai po e bën këtë e ka mahnitur trajnerin Jurgen Klop.Në ndeshjen e fundit të luajtur sot “The Reds” fituan me rezultatin 4 me 1 përballë Kardifit dhe Shaqiri shënoi golin e tretë.Ndërsa pas ndeshjes Jurgen Klop është shprehur me fjalët më të mira për lojtarin me origjinë shqiptare.

“Unë nuk mendoj se dikush ka një ide për momentin se sa i mirë mund të jetë Shaq”, – tha trajneri gjerman.MË pas ai vazhdon dhe tregon se kur e ka njohur Shaqirin. Unë e kam njohur Shaqirin kur ishte 19 vjeç te Bajerni.Që atëherë,ai ishte tashmë një talent i jashtëzakonshëm. Shaqiri kishte një vit të mirë të parë.Vitin e dytë nuk ishte aq i mirë, por kjo mund të ndodhë.

Pastaj ai u largua, shkoi tek Interi dhe më tej te Stok Siti.Nënshkrimi me të ishte diçka logjike për Liverpul.Ai ka ende shumë hapësirë ​​për përmirësim dhe kjo është vërtet e mirë. Shaqiri na jep diçka të ndryshme”,përfundon Klop.

PANORAMA SPORT