/Klaudia ‘pjeshka’ e ndau nga gruaja dhe e turpëroi në Durrës, Ardi Daullxhiu mes lotësh kërkon falje (Video)

Klaudia ‘pjeshka’ e ndau nga gruaja dhe e turpëroi në Durrës, Ardi Daullxhiu mes lotësh kërkon falje (Video)

Të premten që lamë pas, gjatë emisionit “Zonë e Lirë”, moderatori Arian Çani tha se do të publikojë një skandal video përgjimi.

Personazh i saj ishte Ard Daullxhiu, i njohur ndryshe si i mjeri më i famshëm në Shqipëri.

Në këtë video, Ardi bënte biseda erotike me një vajzë me emrin Klaudia, duke tradhtuar hapur gruan e tij.

Mirëpo, menjëherë pas publikimit të videos, përmes një tjetër video në rrjetet sociale, ai ka thënë se gjithçka ka qenë një kurth dhe se është penduar.

Ardi thotë mes lotësh: “Ajo thjesht ka qenë një kurth edhe nuk e di se si i kam thënë ato fjalë. Tani e kanë marrë vesh të gjithë, si do dal në Durrës.”