Klaudia Pepa tregon takimin me Albi Nakon pas dy vitesh ndarje dhe bën deklaratën e papritur

0
100

Rikthimi i balerinës Klaudia Pepa në drejtimin e Këngës Magjike ka risjellë edhe njëherë në vëmendje raportin e saj me ish-bashkëshortin, koreografin Albi Nako. Ky i fundit prej kohësh përflitet se është në një lidhje me balerinën tjetër Alba Hoxha, ndonëse asnjëri nuk e ka konfirmuar një gjë të tillë.

Mirëpo sa i përket marrëdhënies që ka Klaudia me Albin duket se është shumë e afërt, ose të paktën këtë ka lënë ajo të kuptohet në intervistën e fundit.

Për emisionin “Thumb”, Klaudia ka treguar për herë të parë edhe përballjen me ish-bashkëshortin e saj, Albi, gjatë provave të spektaklit.

Ajo ka treguar:

Para ca ditësh ishte me grupin e baletit, me Albën. Erdhën të gjithë të më takonin. Erdhi edhe Albi edhe Alba, e u treguan shumë të mirë, i putha i përqafova.”