Kishte zero shanse mbljetese, vogëlushja sa gjysma e një kutie sheqeri mahnit mjekët


Një nënë e re ka kujtuar frikën që e ndjeu deri në palcë pasi solli në jetë vajzën e saj tre muaj para kohe. Kur lindi, foshnja ishte sa gjysma e një pakoje sheqeri.

Duke folur në Ditën Botërore të Parakohshmërisë, 20-vjeçarja, Sophie Williams ka treguar se si vajza e saj, Ella-Rose i sfidoi shanset e pothuajse zero të mbijetesës duke dalë nga spitali në kohë për Krishtlindje.

Kur ishte vetëm 26 javë shtatzënë, Sophie u frikësua për më të keqen kur u zgjua në mes të natës me dhimbje të forta.

Pasi u shtrua në spltal, mjekët i shpjeguan se më 31 korrik ajo kishte lindur, me anë të një ndërhyrjeje cezariane, një vajzë që po Iuftonte për jetën e saj në njësinë e kujdesit intensiv neonatal (NICU).

Ella-Rose peshonte vetëm 500 gramë, ose sa gjysma qese sheqeri dhe shanset e saj për mbijetesë ishin pothuajse zero.

Por, vogëlushja Iuftoi kundër çdo parashikimi, dhe më 5 nëntor, data aktuale e lindjes së saj, ajo më në fund doli nga spltali si fitimtare.

Sipas mjekëve, Ella-Rose ndoshta do të jetë gjithmonë e vogël për moshën e saj, por kjo nuk do ta ndalojë atë të jetë ‘fëmija mrekulli’ i nënës së saj. JOQ Albania