/Keta jane pjeprat me te shtrenjte ne bote, cmimi arin ne 25.000 euro

Keta jane pjeprat me te shtrenjte ne bote, cmimi arin ne 25.000 euro

Dy pjepra të rritur në Yubari, Hokkaido shënuan një rekord shitjeje në ankand.

Pjeprat u shitën për 3.2 milionë jen ose 25 mijë euro në një ankand në Sapporo.

Në Japoni ky frut konsiderohet si simboli i statusit social.

Ofertat e frutave sezonale në Japoni në mënyrë rutinore tërheqin shuma masive nga blerësit që kërkojnë prestigj social, ose nga pronarët e dyqaneve që duan të tërheqin klientët.

Shifra është e mjaftueshme sa për të blerë një makinë të re në Japoni.

Fruti ‘luksoz’ arriti që të kalojë rekordin e vendosur 2 vite më parë me 3 milionë yen.

“Pjeprat Yubari por rriten mirë këtë vit pasi orët e diellit kanë qenë të gjata që nga fillimi majit“, tha zyrtari i tregut Tatsuro Shibuta.

Pjeprat Yubari konsiderohet si një simbol i statusit në Japoni, si një verë e mirë dhe shumë njerëz e blejnë si dhuratë për miqtë dhe kolegët.