/Këshilltari i djathtë jep dorëheqjen nga kandidimi/ Kjo nuk është më PD-ja

Këshilltari i djathtë jep dorëheqjen nga kandidimi/ Kjo nuk është më PD-ja

Anëtari i PD në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Fabian Topollaj, ka dalë sot hapur kundër kreut të PD, Lulzim Basha.

Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, Topollaj shkruan se ajo që drejton sot Lulzim Basha, nuk mund të quhet më PD dhe se ai nuk mund të jetë më pjesë e kësaj partie.

Ndërkohë, në një prononcim për CNA.al, Topollaj ka konfirmuar se nuk do të jetë pjesë e garës për Këshillin Kombëtar të partisë së Lulzim Bashës.

“Je qe je, me mire ndrysho dhe emrin e partise, sepse kjo smund te quhet me Partia Demokratike e Shqiperise.

Lulzim Basha me ka propozuar per te qene perseri anetar i Keshillit Kombetare te Partise Demokratike. Zakonisht ne keto raste thuhet faleminderit, si kur e pranon kandidimin si kur nuk deshiron te vazhdosh garen.

Por ne kete rast eshte ndryshe dhe personalisht e kam krejt te pamundur ta falenderoj Lulin.

Kjo sepse Lulzim Basha pasi ka rrembyer pa gare dhe me manipulime flagrante kreun e partise, ka zeruar kontributet e te gjithe anetareve ne vite te PD, te cilet kane qene dhe aksioneret kryesor te saj, duke e kthyer partine qe i dha jete pluralizmit ne vend ne nje formacion personal qe sot ka kryetar por fatkeqsisht nuk ka me anetare dhe kontributore qe i japin jete formacioneve politike.

Kjo do te qe njesoj sikur nje prej aksionereve te nje kompanie private te vidhte me letra fallco aksionet e te gjthe bashkepronareve te tjere dhe pastaj ti propozonte atyre pozicionin e rojes se ndermarrjes per te ruajtur kompanine e tij te gra bitur.

Per te gjithe ata qe me kerkojne llogari per funksionet qe une mbaj si propozim i Lulzim Bashes, do te komunikoj ne ditet ne vijim vendimin tim per lenien e ketyre funksioneve dhe arsyet se perse keto funksione nuk mund te ushtrohen si perfaqesues i nje opozite qe masivisht ka humbur besimin publik.”-shkruan Topollaj në një postim në rrjetet sociale./ CNA.al