/Kemi histori të përbashkët dhe lidhje vëllazërore’, urimi i Erdogan për 106-vjetorin e Pavarësisë

Kemi histori të përbashkët dhe lidhje vëllazërore’, urimi i Erdogan për 106-vjetorin e Pavarësisë

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan në mesazhin e tij shumë miqësor për festën e 106-vjetorit të Pavarësisë shkruan se vendi i tij i kushton një rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe që burojnë nga lidhjet e miqësisë dhe të vëllazërisë.

“Lidhjet janë të mbështetura në historinë tonë të përbashkët. Janë për t’u vlerësuar sukseset e vendit tuaj në integrimin evropian dhe në zhvillimin ekonomik. Ne e ndjekim me kënaqësi kontributin e këtyre sukseseve, si për vendin Tuaj ashtu edhe për stabilitetin në Ballkan,”-thotë Erdogan.