Katastrofë për Salah:Humb edhe Kampionatin Botëror


Ylli më i madh i Liverpoolit, Mohamed Salah, ka lëshuar në lot fushën e stadiumit të Kievit ku u zhvillua finalja e Ligës së Kampionëve.

Pas një ndërhyrjeje të Sergio Ramosit, Salah e kuptoi që nuk mund të vazhdonte dhe u largua që në minutën e 30’të.

Megjithatë, lajmet e këqija për të mund të mos përfundojnë këtu, pasi BBC raporton që egjiptiani mund të mungojë në Kampionatin Botëror Rusia 2018, që fillon pas pak javësh.

BBC raporton që nëse Salah ka tërheqje të lehtë do të mund të rikuperohej në kohë për 14 qershor kur fillon kampionati, por nëse futbollisti ka nxjerrë krahun nga vendi nuk do të jetë në gjendje të ndihmojë Egjiptin në Rusi.