Kaprolli, derri i egër, dhelpra, ujku… Shikoni pamjet nga kamerat kurth në Parkun Shebenik-Jallbanicë


Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka postuar në rrjetin social “Facebook” disa foto të cilat janë marrë nga pamjet e kamerave të parkut Shebenik- Jallbanicë.

Ministri Klosi tregon se krahasuar me një vit më parë, është shtuar prania e disa kafshëve si kaprolli, derri i egër, dhelpra dhe ujku. Kjo gjë ka ardhur si pasojë e mbrojtjes nga moratoriumet.

“Dikur të kërcënuar për shkak të gjuetisë së paligjshme, sot të mbrojtur nga moratoriumet. Pamjet më të fundit të kamerave kurth në Parkun Shebenik-Jabllanicë, krahasuar me të njëjtin vit më parë në të njëjtën zonë, tregojnë praninë e shtuar të kaprollit, derrit të egër, dhelprës, ujkut”, shkruan Blendi Klosi.