/Kap burrin me ish-gruan, korçarja u bën “gjëmën” në mes të lokalit

Kap burrin me ish-gruan, korçarja u bën “gjëmën” në mes të lokalit

Një grua nga Korça ka kapur mat bashkëshortin e saj me ish-gruan. Sipas gazetares së “Aldo Morning Show” burri ishte takuar me ish-gruan në një lokal ndërkohë që bashkëshortes i kishte premtuar se nuk do ta takonte më.

Ata kishin bashkë një fëmijë dy vjeç, ndërkohë që divorci me gruan e parë ishte bërë pasi ajo nuk mund të lindte fëmijë.

Gruaja kur ka parë burrin me ish-gruan ka nisur të diskutojë me të dhe në lokal është bërë sherr i madh.