KAOSl te “Astri” momenti kur forcat speciale PËRPLASlN në tokë Flamur Nokën (Video)


Është tensionuar pasditen e sotme protesta e banorëve të “Astiri” ku kanë qenë të pranishëm edhe deputetë të opozitës.

Forcat speciale kanë ndërhyrë në momentin kur situata gati ka dalë jashtë kontrollit dhe në vendngjarje kanë qenë prezentë deputetët e Partisë Demokratike Flamur Noka e Klevis Balliu.

Këta të fundit janë konfrontuar verbaIisht me focrat e policisë, teksa banorët kanë tentuar të hyjnë në kantierin e një firme private, por në këtë moment kanë ndërhyrë forcat speciale me skafandra e shkopa gome.

Në videon më poshtë duket momenti kur policia vë para deputetin demokrat Flamur Noka, i cili rrëzohet përtokë nga shtyrja.