Kandidatë që s’djegin mandatet, reagon ashpër Patozi: S’ka tradhëtarë e as heronj, është lista personale e Lulit


Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi ka reaguar zhvillimeve të fundit në kampin opozitar ku disa deputetë nga PD dhe LSI nuk kanë pranuar të djegin mandatet, ndërsa ka shenja se edhe disa kandidatë janë të gatshëm të bëhen deputetë.

Patozi ka një këshillë për simpatizantët e PD-së të cilëve u thotë të mos lodhen duke kërkuar për “heronj” e “tr.adhëtarë” pasi lista e kandidatëve për deputetë është personale e Lulzim Bashës, ndaj edhe përgjegjësia i mbetet atij.

Shkrimi i plotë:

NJË KËSHILLË FALAS PËR FILOZOFËT E REVOLUCIONIT

Për filozofët e revolucionit, që, sipas tyre ka nisur në Shqipëri, kam vetëm një këshillë: Ta marrin me të qetë dhe të mos mërziten shumë nga këta të vijimit të listës, që po pranojnë të shkojnë në parlament.

Sepse është e njëjta gjë. Ata po e marrin mandatin me të njëjtën lehtësi që ata të tjerët para tyre e d.ogjën.

Ndaj mos kërkoni, as heronj dhe, as tr.adhtarë, tek të dy kategoritë, sepse nuk ka të tillë. Aq më e theksuar është kjo tek Lista e Lulit, për të cilën, ngaqë është edhe edhe de jure e gjitha personale, dhe po të duash, nuk ke kë bën përgjegjës tjetër.

Nëse doni të shihni realisht diçka pozitive tek kjo që po ndodh, e keni mu përpara syve. Është kriza e një sistemi të kalbur politik, i cili duhet shembur një orë e më parë, qoftë edhe sikur të ishte vetëm kjo arsye.