Kampioni Kristian Prenga: Nuk do ngrija kurre flamurin e nje shteti qe i ka bere keq Shqiperise sado te mire te jene njerzit e atij vendi


Kampioni absolut ne kick box dhe tashme ne boks Kristian Prenga i cili vazhdon karrieren ne Kanada duke u stervitur nga nje legjende olimpike si Chris Johnson dhe me promotor Lenox Lewis dhe Floyd Mayweather ka bere nje postim ne instagram qe lidhet dhe me ngjarjet e fundit ne Bularat.

I respektoj te gjitha fete dhe shtetet dhe nuk jam racist por kurre per asnje cmim nuk do ngrija flamujt e shteteve ose njerezve qe i kane bere dem shqiperise sado te mire te jene treguar njerezit e atij vendi ose edhe vete shteti me mua.

Une jam vetem per nje flamur, ate te Gjergj Kastriot Skenderbeut shprehet nder te tjera Prenga. Kristiani po ben hapa galopant ne box dhe ne nje prononcim te tij te meparshem ka thene qe karrieren do ta mbylle ne vendin e tij ku do te ndeshet falas per popullin e tij.