/Kacifas përcillet në banesën e fundlt, policia ja ben 8 me 2 ne kufi antareve te Agimit të Artë

Kacifas përcillet në banesën e fundlt, policia ja ben 8 me 2 ne kufi antareve te Agimit të Artë

Rreth 11 ditë pas ngjarjeve në Bularat, Konstantinos Kacifas do të përciIIet në banesën e fundit. Për ceremoninë mor.tore dhjetëra autobusë me shtetas grekë kanë ardhur nga Greqia.

Ditën e sotme rreth orës 13:00 pritet që të mbahet va.rrimi i Konstandinos Katsifas, trupi i të cilit u mbajt për disa ditë në institutin e mjekësisë ligjore në Tiranë dhe dje iu kthye familjarëve të tij në Bularat.

Ai do të vishet me rroba ushtarake, ndërsa në va.rrimin e tij, pritet të marrin pjesë rreth 2 mijë grekë që do të vijnë në Bularat për të nderuar figurën e Kaçifas.

Nderkohë është mesuar se një furgon i mbushur me persona me bluza te zeza ku shkruhej Vorio Epir nuk u lejua të futej në Shqipëri në doganën e Kakavijës.

Sipas mediave greke, rreth 2 mijë persona janë nisur drejt Shqipërisë për të marrë pjesë në funeraI, por autoritetet shqiptare në pikën kufitare të Kakavijës kanë ngritur pretekste nga më të ndryshmet për t’i penguar grekët që të marrin pjesë në funeraIin e Kaçifas.

Policitë e të dy vendeve janë në kontakt të vazhdueshëm mes tyre, ndërsa burimet tregojnë se personat e skeduar si ekst.remistë do të ndalohen që të kalojnë për në Shqipëri.