/“Kacifas”, ish-ministri grek: Edhe policia amerikane do e kishte vr.arë

“Kacifas”, ish-ministri grek: Edhe policia amerikane do e kishte vr.arë

Ish-ministri i Jashtëm grek, Teodoros Pangalos, duke komentuar ngjarjen e ndodhur në Bularat të Gjirokastrës, ku gjatë shkëmblmit të zjarrlt me policinë, mbeti i vr.arë Konstandinos Kacifas, ka thënë se kush civil mban ar.më, duhet të qëIIohet menjëherë nga policia.

Duke folur për televizionin grek ‘Skai’, ai kritikon qëndrimin e Kryeministrit Edi Rama pas ngjarjes, duke thënë se e bëri për të marrë vota në jug.

“Unë pashë në fotografitë e publikuara se kishte flamuj kudo në fshatra, nuk e kuptoj ketë që thonë se nuk e lejuan të vendosi flamur. Nuk e kuptoj se çfarë deshi Kacifas të shkonte nga Greqia të vendoste flamuj aty. Nuk kishte tjetër kush ta bënte aty?”, shprehet Pangalos.

Ai shkon më tej duke thënë se nuk është pro faqezinjve kur hedhin moIotov apo sulmojnë policinë.

“Jam i mendimit se mbi një person që mban një ar.më dhe qeIIon mbi policinë do të veprohej njësoj edhe në SHBA”, deklaron Pangalos.

35-vjeçari Kacifas, mbeti i vr.arë gjatë festës së përvitshme në përkujtim të ushtarëve grekë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore në territorin e Shqipërisë.

Fillimisht Kacifas qëIIoi me armë zjarri ndaj policisë, ndërsa më tej kur uniformat blu u vunë në ndjekje, ai nuk i ndali të sht-ënat drejt mjeteve të policisë.

Pas disa orësh ndjekje, 35-vjeçari u rrethua, por edhe nga aty nuk i ndali të shtënat. Kjo bëri që gjatë shkëmbimit të zjarrit të mbetet i vr-arë, duke refuzuar që të dorëzohet, sipas versionit të policisë shqiptare