/Jo vetëm Klaudia Pepën, Ardit Gjebrea sjell surprizën e madhe në ‘Këngën Magjike’

Jo vetëm Klaudia Pepën, Ardit Gjebrea sjell surprizën e madhe në ‘Këngën Magjike’

Festivali i këtij viti i “Këngës Magjike” do të sjellë surpriza të mëdha për publikun shqiptar. Disa ditë më parë, Ardit Gjebrea njoftoi se në moderim do ti bashkohet jo vetëm Bora Zemani, por edhe balerina e njohur Klaudia Pepa.


Ndërsa së fundmi, Gjebra ka gëzuar ndjekësit kur në një postim në Instastory ka treguar se ka bërë bashkë dy emra të mëdhenj të muzikës shqiptare, Alfred Kaçinarin dhe Pirro Çakon.

“Bashkë për 20-vjetor.”- ka shkruar Arditi në postim.

Ende nuk dihet nëse mes tyre do të ketë një bashkëpunim apo ata po punojnë për këngën e re të Arditit, i cili disa ditë më parë la të kuptohej nëpërmjet një postimi se shumë shpejt do të sjellë një projekt të ri.