Jetim që prej moshës 12 vjeç, nga hamall u kthye në ‘Nderin e Kombit’


 

Kadri Roshi është një nga kolosët e kinematografisë shqiptare. Ai lindi më 4 janar të 1924-ës në Mallakastër dhe vdiq më 6 shkurt të 2007-ës. Aktori i madh, i cili është nderuar me titullin ‘Nderi i Kombit’, ka pasur një jetë të vështirë.

Kjo për arsye se e ëma i vdiq kur ai ishte vetëm 2 vjeç, ndërsa i ati ndërron jetë 10 vite më vonë, kur ai ishte 12 vjeç. Për të siguruar bukën e gojës, Roshi ka provuar një sërë profesionesh për të siguruar bukën e gojës, që nga hamalli, pastruesi, kamarieri dhe bileta shitësi në kinema.

Aktori i madh kishte vetëm 4 klasë shkollë, edhe pse në fisin e Roshëve të Libohovës kishte 18 arsimtarë. Ai do të skualifikohej fillimisht si i patalentuar, ndërsa një bursë në Zagreb, do ta bënte atë sëbashku me Lazër Filipin, dy aktorët e parë të diplomuar.

Roshi e nisi karrierën në Teatrin Popullor, në moshën 21-vjeçare. Përkrah tij ka pasur gjigandë të tjerë të skenës shqiptare si, Drita Pelingu, Tinka Kurti, Violeta Manushi, Margarita Xhepa, Ndriçim Xhepa, Reshat Arbana, Sulejman Pitarka, Robert Ndrenika.

Në 1955, Roshi nderohet me çmimin e Karrierës në Festivalin e Filmit Artistik, ndërsa në 1999-ën, ai do të marrë titullin ‘Nderi i Kombit’. Kadri Roshi numëron 180 role në teatër dhe kinema.

Disa nga filmat e tij më të spikatur janë:

Tana, I teti në Bronz, Malet me blerim mbuluar, Kur zbardhi një ditë, Lulëkuqet mbi mure, Fije që priten, Njeriu me top, Gjeneral gramafoni, Liri a vd ekje, Ballë për ballë, Partizani i vogël Velo, Dëshmorët e monumenteve, Apasionata, Fejesa e Blertës, Rrethimi i vogël, Kur ndahesh nga shokët, Pesha e kohës, Misioni përtej detit