Jetesa luksoze e grupeve shqiptare që bën kërdinë me shitjen e “miellit të bardhë” ne Britani


Gazeta prestigjoze britanike “Sunday Express”, i ka kushtuar një artikull të zgjeruar maf.ies shqiptare “Hellbanianz”, e cila meret me shitjen e koka.inës së pastër.

Në artikull thuhet se traflkantët shqiptarë bëjnë jetë luksoze, si në burg, por edhe jashtë tij. Ata e kanë bazën e tyre në Barking, në lindje të Londrës, si dhe postojnë në rrjetet sociale, foto të ar.mëve, parave dhe makinave të shtrenjta.

Sipas artikullit, “Hellbanianz” është një ma.fie e cila ka lidhje me grupet në Shqipëri, ndërsa sasinë e koka.inës, e siguron drejtpërdrejt nga Amerika Latine.

Më tej thuhet se kjo bandë por edhe grupet e tjera shqiptare, kanë fituar terren, për shkak të koka.inës me cilësi të lartë dhe përdorimit të dhu,nës për të fituar tregun e klientëve.

Ndërkohë Agjencia Ndërkombëtare e Kr.imit, ka dalë në konkluzionin se aftësia e traflkantëve shqiptarë për të futur sasi të mëdha koka.inë në Britani, ka krijuar ato që quhen “linjat e qarkut”.

Këto të fundit janë zona për shpërndarjen e dr.ogës, që kontrollohen nga një person, kryesisht në një vend urban.

Një zëdhënës i krlm.lnaIistikës në Britani, është shprehur se grupet shqiptare po zgjerohen dita-ditës dhe rëndësia e tyre po rritet.