/“Jam nipi i deputetit të PS-së”, reperi shqiptar e pranon për herë të parë

“Jam nipi i deputetit të PS-së”, reperi shqiptar e pranon për herë të parë

Don Phenom është një nga reperët shqiptarë që ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm në një kohë shumë të shkurtër. Prej kohësh qarkullonte si lajm fakti se reperi është nipi i deputetit të Partisë Socialiste në Shkodër, Paulin Sterkaj, por ai vetë se kishte konfirmuar këtë gjë.

I ftuar në emisionin “Thumb”, i pyetur në lidhje më kët lajm reperi tha: “Po ai është xhaxhai im. Babai, dhe disa kushërinj të tjerë janë rritur në një lagje dhe ruajnë marrëdhënie shumë të mira.”

Moderatorja e emisionit e ka ngacmuar në lidhje me faktin se deputeti ka ndikuar për mirë në karrierën e tij Don Phenom tha: “Jo ky ka qenë një pasion që unë e kam pasur gjithmonë. Disa familjarë të tjerë nuk kanë qenë dakord që unë ta bëjë këtë që po bëj sepse mendonin se nuk është për familjen tonë ky lloj profesioni. Por tani që po shohin suksesin tim janë krenar dhe i pëlqejnë shumë të gjitha këngët”.