Ja si të përgatisni akullore në shtëpi


S’ka asgjë më të mirë se një akullore në ditët e ngrohta që po vijnë. E pse të mos e përgatisim vetë?

Një recetë e thjeshtë dhe e shpejtë që do t’ju bëj të shijoni një nga akulloret më të dashura, ato me shije të vaniljes.

Përbërësit

7-8 pluhur akulloresh

2 gota qumësht

3 vezë

2 lugë nisheste

2 lugë arra ose bajame të pjekura

1 vanilje

1 lugë gjalpë

1 lugë reçel

E derdhim qumështin në një tenxhere dhe e lëmë të vlojë, pas vlimit e largojmë dhe e lëmë të ftohet pak. Më pas rrahim vezët , hedhim nishestën, pluhurin e akulloreve dhe shtojmë qumështin me gjalp.

I përziejmë dhe i lëmë të ziejnë, derisa të marrin valë, i heqim nga zjarri dhe pasi të ftohen pak, hedhim vaniljën, arra ose bajamet e pjekur, të shtypura.

Masën e lëmë të ftohet dhe e vëmë në frigorifer të ngrihet.