Ja sa para i fitoi Kosova nga UEFA si fituese e grupit në Ligën e Kombeve


Ekipi kombëtar i Kosovës i ka argëtuar afro një milion euro nga UEFA, pasi mbrëmë e fitoi Grupin 3 të Ligës D në Ligën e Kombeve duke e mundur bindshëm Azerbajxhanin 4-0 në “Fadil Vokrri”.
Triumfi historik të martën mbrëma në kryeqytet i siguron Kosovës promovimin në një nivel më të lartë në Ligën e Kombeve, Ligën C, si dhe një vend në gjysmëfinale të Ligës D kundër Maqedonisë, raporton Gazeta Express

Federata e Futbollit e Kosovës do t’i fitojë saktësisht 750 mijë Euro shtesë nga UEFA, duke u bazuar në rregulloret financiare të organit qeverisës së futbollit.

Kuptohet, kjo shumë do t’i shtohet shumës prej 750 mijë eurove që Kosova do t’i marrë nga UEFA vetëm për pjesëmarrje në këtë garë, që nënkupton se shuma e përgjithshme që do ta inkasojë FFK –ja nga UEFA është 1,5 milionë Euro.