Ish-ministri i Jashtëm Kotzias: Ushtria greke refuzon të njohë kufijtë me Shqipërinë


Një lajm tejet sensacional e aIarmues ka lëshuar sot ish-ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias. Sipas ministrit të sapodorëhequr, ushtria greke refuzon që të njohë kufijtë shtetërorë midis Shqipërisë e Greqisë. “Ushtria jonë refuzon që të njohë kufijtë midis Greqisë e Shqipërisë. Ushtria duhet që të bëjë disa veprime me të të cilave të shprehet njohja e kufijve prej saj dhe nuk po i bën”, ka deklaruar Kotzias gjatë një interviste të dhënë sot për një radio greke.

Pasi lëshoi deklaratën e fortë për mosnjohjen e kufijve Greqi-Shqipëri, nga ushtria greke, ish-ministri është shprehur i shqetësuar edhe për ndikimin që kanë forcat ekst.remlste nacion.aIiste në Greqi. Kotzias ka folur hapur duke treguar se ka ende shumë faktorë poltikë në Greqi që kanë rivendikime territorialë ndaj Shqipërisë, duke refuzuar të njohin traktatet ndërkombëtare.

“Ka shumë forca në vendin tonë që nuk duan që ne të sanksionojmë juridikisht dhe të themi që ka përfunduar Lufta e Dytë Botërore me Shqipërinë dhe të njohim zyrarisht kufijtë me Shqipërinë. Po hapin tema të vjetra si Vorio-Epiri. Nuk njohin Traktatet e Firences dhe Parisit, si dhe marrëveshjen e Helsinkit. Disa deklarata të tilla synojnë drejt Traktatit të Korfuzit që parashikonte autonominë e Vorio Epirit.