Ish kreu i SHISH ‘iu pret shpresat’ politikanëve shqiptarë: S’do përfitoni dot aziI, ja cfarekane planifikuar SHBA-BE


Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi, komentoi dje kërkesën e Nikolla Gruevskit për aziI politik në Hungari në një kohë kur për të është lëshuar fletë-arre.sti. Sipas Klosit, kjo është një taktikë e gabuar, ndërsa nënvizoi se nëse e njëjta situatë ndodh edhe në politikën shqiptare, politikanët tanë do ta kenë të pamundur të strehohen në vendet e Bashkimit Evropian.

Për ‘Sot’, Klosi shtoi se ndërkombëtarët, veçanërisht BE, janë ata që mbështesin reformën në drejtësi dhe Iuftën antiko,rrupslon, prandaj edhe arre.stlmet e politikanëve do të jenë nën mbikëqyrjen e tyre duke mos iu lënë hapësirë për arra.tlsje.

“Kërkesa për aziI politik më duket absurde sepse situata e Gruevskit nuk është diçka që është vendosur nga disa gjyqtarë. Është një gjë shumë e madhe që me përmbysjen e tij, që me daljen e përgjimeve, dukej që aty kishte diçka jo të vogël. Kështu që kërkesa për aziI politik është thjesht një shpresë e tij e përkohshme për t’i shpëtuar arre.stlmit, por sigurisht nuk do ta ketë kollaj. Nëse e njëjta gjë ndodh edhe në Shqipëri, besoj se e kanë të qartë se nuk kanë ku kërkojnë aziI politik.

Praktikisht në të gjithë Evropën, përveç lindjes dhe Rusisë, pjesa tjetër është pjesë e BE. BE ka qenë një ndër nismëtarët e reformave këtu tek ne dhe një nga faktorët që ka kërkuar ndryshimin rrënjësor në drejtësi, Iuftë të hapur korr.upslonit, kështu që më duket e vështirë që të bëhet diçka e tillë. Uroj që kurrkujt të mos i shkojë ndërmend diçka e tillë, më mirë të jenë të kujdesshëm sesa të shpresojnë në aziI politik”, deklaroi Fatos Klosi.

Pak ditë më parë Gjykata e Apelit në Shkup la në fuqi dënlmin me dy vite të Nikolla Gruevskit, i cili u dënua për shpërdorim detyre sepse bleu një mjet “Benz” me vlerë 580 mijë euro me paratë e shtetit. Ndërsa dy ditë më parë, Ministria e Brendshme e Maqedonisë lëshoi edhe një urdhër-arr.est.