/Indi, 430 mln $ për statujën më të madhe në botë (Foto)

Indi, 430 mln $ për statujën më të madhe në botë (Foto)

Statuja më e madhe në botë ndodhet në Indi dhe është 240 metra e gjatë. Për ndërtimin e saj janë dashur 430 milionë dollarë dhe struktura është vendosur në qytetin perëndimor Gujarat, statuja nderon liderin indian të pavarësisë, Sardar Vallabhbhai Patel. Më shumë se 2,000 punëtorë së bashku me qindra kontribuues tjerë nga Kina janë angazhuar në ndërtimin e statujës. Statuja e Unitetit peshon rreth 67,000 tonë dhe është ndërtuar ashtu që t’iu rezistojë erërave dhe tërmeteve.

Kryeministri Narendra Modi ka thënë se “Statuja e Unitetit” do të shërbejë si atraksion i madh turistik. Megjithatë banorët lokalë kanë thënë se ky projekt përbën keqmenaxhim të parasë publike dhe se fondet do të mund të shpenzoheshin më mirë.

Modi, që ka zbuluar statujën në një ceremoni madhështore, ka thënë se ajo do të jetë “simbol i integritetit të Indisë”.

Aeroplanët ushtarakë kanë lëshuar tullumbace drejt statujës, e cila është dizenjuar nga skulptori indian, Ram V Sutar. Sipas raportimeve lokale, policia ka angazhuar mijëra zyrtarë që të rrethojnë zonën e statujës, për shkak të protestave të dhu-nshme ditën e martë. Zona e statujës është kthyer në pikën kyçe për fermerët lokalë që janë duke kërkuar kompensim për tokën që ka marrë Qeveria për një mori projektesh duke përfshirë edhe tokën ku është vendosur statuja.