Ina Nuka i bën surprizë vogëlushes nga Ura Vajgurore, tregon dhe gjendjen shëndetësore


Efektivja e pIagosur, gjatë protestës së banorëve të Unazës së Re para Kuvendit, Ina Nuka i ka bërë një surprizë një vajzë të vogël 4-vjeçare nga Ura Vajgurore.

Policia e Shtetit me anë të një video kanë publikuar mesazhin e vogëlushes e cila thotë se ka parë Ina Nukën në televizor dhe është gëzuar shumë që ajo është shëruar dhe kërkon që ta takoj.

“Unë do vit të të takojë te Tirana , suksese në punë ta kesh mirë dorën dhe të shkuara fare”, ka qenë ky mesazhi i vogëlushes.

Pas këtij mesazhi dhe pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore, Ina Nuka ka shkuar tek shtëpia e vajzës dhe i ka bërë një surprizë.

Efektivja në video pyetet nga vogëlushja për dorën dhe thotë se tashmë ajo është shëruar./panorama

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/399607937479068/?t=0