/Ilir Meta braktis studentet shqiptare! Ajo qe po ben sot eshte e pabesueshme

Ilir Meta braktis studentet shqiptare! Ajo qe po ben sot eshte e pabesueshme

Presidenti i Republikës, Ilir Meta iu ka treguar edhe njëherë të gjithë shqiptarëve se është turpl më i madh i Shqipërisë. Sa i gjithë vendi është pushtuar nga protestat masive, nga të rinj që kanë vërshuar në çdo anë, duke kërkuar të drejtat e tyre, Kreu i Shtetit as nuk do t’ia dijë për ta.

Ndonëse gjithmonë e kemi dëgjuar Metën të flasë dhe të dalë në krah të të rinjve, duke i cilësuar ata si e ardhmja e vendit, duket që gjithçka të ketë qenë një mashtrlm i tur pshëm i Presidentit. Në fakt, Meta sapo e dëshmoi sërish se nuk i intereson aspak jeta e të rinjve shqiptarë, që arsimi i degraduar i Edi Ramës dhe Lindita Nikollës po iu zhvat xhepat në mënyrë të tme rrshme.

Teksa e gjithë Shqipëria sot i ka sytë te studentët e gjimnazistët, që kanë ‘paraIizuar’ mbarë vendin me protesta masive dhe po kërcënojnë se do të futen në grevë urie, nëse kërkesat e tyre nuk gjejnë zgjidhje dhe nëse nuk ikin pedagogët që marrin mijëra euro për provime, Ilir Meta shpërfill totalisht këtë situatë dhe zhvendos vëmendjen te malet.

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Maleve, Meta publikon një foto të bërë në Alpet shqiptare, ndërsa shkruan se Shqipërisë nuk i mungon asgjë për të qenë një mrekulli apo një “diamant” i Europës, duke harruar çfarë po ndodh.

“E “‘stolisur’ me Alpe dhe male nga më të bukurit në botë dhe me një natyrë të mahnitshme, Shqipërisë nuk i mungon asgjë për të qenë një mrekulli apo një ‘diamant’ i Europës, siç e cilësojnë dy video-blogerët e famshëm Alyne e Nuseir Yassin. Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Maleve, i ftoj të gjithë të mbrojmë e promovojmë Alpet e malet tona, që kanë një pasuri e potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmit, për të rritur mirëqenien e banorëve të këtyre zonave dhe për të ardhmen e shëndetshme të fëmijëve e të gjithë qytetarëve”, shkruan Kreu i Shtetit.