“Ik q** ore”, Alket Rizai fyen gjyqtarin grek, ja dënimi i ri


Emri i Alket Rizait është vënë sërish në qendër të vëmendjes së mediave greke.

I njohur për arratisjet spektakolare me helikopter dy herë nga burgjet e sigurisë së lartë, mediat helene janë vigjilente ndaj çdo paraqitje të tij në gjykatë.

Këtë herë ai u njoh me një dënim të ri pasi në qeli iu gjetën thika. Për këtë vepër penale Alket Rizai u dënua me dy vite e katër muaj burg. Mallakastrioti Rizai u shoqërua në gjykatë nën masa të rrepta sigurie.

Seanca gjyqësore u shoqërua me tensione pasi Rizai kërkoi nga gjyqtari t’i tregonte fotot e thikave në qeli si dhe i bëri disa pyetje. Por ai iu përgjigj se “ju jeni këtu për t’iu përgjigjur dhe jo për të pyetur”.

Pasi dëgjoi vendimin për dënimin e ri, Rizai iu drejtua gjyqtarit me fjalët “ik q** ore”./a.m./noa.al/