Kemi parë e dëgjuar sulme të ndryshme, por ky tifoz e kaloi imagjinatën.
Në ndeshjen Fakel Voronezh-Vladivostok një tifoz i ekipit mik ka protestuar në një mënyrë shumë të veçantë ndaj trajnerit të skuadrës së tij, Aleksandër Grigorian duke hedhur një pulë të gjallë në fushë.
Ky veprim ka ngjallur jo pak reagime në mediat ruse, pasi është cilësuar si “keqtrajtim ndaj kafshëve” dhe është kërkuar dënim për tifozin.
Autoritetet ruse kanë vendosur të marrin masa për këtë gjest të tifozit dhe e kanë dënuar me 15 ditë burg.
Shkaku? Shumë i thjeshtë. Ka dhunuar një pulë duke i ngjitur sqepin me ngjitëse dhe duke e hedhur në fushë në mënyrë të dhunshme.
https://youtu.be/EUKLar20uNg