I kontrolloi celularin të shoqit, por ajo që gjeti ishte shumë herë më e rëndë se tradhtia


Një grua e sapomartuar ka pasur dyshime se i shoqi e tradhtonte, ndaj vendosi të shikonte celularin e tij. Por, pasi ka kontrolluar me imtësi, ajo është shokuar nga ajo që ka zbuluar.
“Do doja të më kishte tradhtuar”, tha ajo pasi pa imazhe të turpshme të disa fëmijëve në celularin të shoqit.

Jane Gaskin, 47 vjece nga Birmingham u shokua kur zbuloi pornografi të fëmijëve në celularin e të shoqit. Menjëherë ajo ka telefonuar policinë dhe ka dëshmuar atë që kishte parë.

David Huggins, shofer kamioni, u martua me Janë vetëm 10 javë para zbulimit të tmerrshëm të saj. Huggins më vonë u deklarua fajtor për katër akuza pasi u ka bërë fëmijëve foto të turpshme.

Por, gjërat shkuan edhe më keq për Jane, e cila vazhdon të mbetet e martuar me “monstrën” pasi të gjitha kursimet i kishte përdorur për dasmën dhe nuk e përballon dot divorcin.

“Nuk e kisha idenë. Atij i humbi interesi për seks dhe u bë shumë i fshehtë kur rrinte me celular në dorë, madje unë dyshova se ai kishte një grua tjetër. I kontrollova celularin me idenë se do t’i gjeja foto me dikë tjetër, por ajo që gjeta unë ishte akoma më keq. Mendimi se jam martuar me një burrë të tillë vërtet me ka shkatërruar, por më keq më vjen për fëmijët. Ata janë viktimat e vërteta. Dua ta shpërndaj historinë time për t’i paralajmëruar femrat që t’i denoncojnë njerëzit si David. Unë jam e shkatërruar por kjo është gjëja e duhur për të ndaluar njerëz si ai”, tha Jane.