/I ati degjoi disa renkime ne shtepia e braktisur, aty gjen vajzën e tij te zhdukur duke…

I ati degjoi disa renkime ne shtepia e braktisur, aty gjen vajzën e tij te zhdukur duke…

Të bësh vetë drejtësi nuk rekomandohet kurrë, por nëse dikush që duam është në rrezik, mund të jetë e pamundur të mos veprohet pikërisht në këtë mënyrë.

Bethany Arceneaux, një nënë beqare 29 vjeçe, ishte zhdukur për tre ditë, kur familja e saj u lodh nga fakti se policia nuk po bënte asgjë për ta gjetur atë.

Falë një dëshmitari, familja mësoi se Bethany ishte rrëmbyer nga ish-i dashuri i saj. Por ata nuk kishin idenë se ku mund të ishin.

Ajo që ata e dinin me siguri ishte se ata luftonin kundër kohës, sepse ish-i dashuri kishte qenë i dhunshëm ndaj vajzës në të kaluarën.

Dëshmitari, një mik i familjes, e pa Bethany-n dhe djalin e saj dyvjeçar në një parkim së bashku me ish-të dashurin e saj, si dhe babain e fëmijës…

Ndërsa miku iu afrua makinës, Bethany i ulëriti që të merrte fëmijën e për fat të mirë ai arriti, por gruaja u tërhoq në makinë nga rrëmbyesi i saj dhe në pak çaste ajo u zhduk me agresorin.

Faktet u raportuan, por sipas familjes policia po vepronte shumë ngadalë dhe prandaj vendosën të bënin diçka vete.

Ata po vlerësonin hipoteza të ndryshme, por përfundimisht njëra prej tyre i çoi në një shtëpi të braktisur jo shumë larg nga ku ata kishin parë për herë të fundit makinën e rrëmbyesve, shkruan ShkodraNews. Gjashtë anëtarë të familjes, së bashku me disa fqinjë dhe miq, shkuan në shtëpi dhe kur iu afruan ata menjëherë dëgjuan britmat e gruas së re.

Vëllezërit e Bethany-it thyen derën, por ajo që panë brenda shtëpisë ishte shumë më e keqe sesa mund të kishin imagjinuar.

Para vëllezërve, ish-i dashuri po e godiste vajzën me gjithë forcën e trupit të tij. Vajza u mbulua me gjak dhe bërtiti e terrorizuar, ajo ishte në prag të vdekjes.

Pa menduar dy herë, një nga anëtarët e familjes mori një armë që kishte marrë për të mbrojtur veten dhe e qëlloi agresorin.

29-vjeçarja u plagos rëndë, por arriti të mbijetojë. Sipas CNN, asnjë nga anëtarët e familjes nuk është akuzuar, pasi ata kanë vepruar në vetëmbrojtje.

Është një histori shumë e trishtë. Por gjëja më e rëndësishme është se Bethany ka mbijetuar dhe mund të vazhdojë të qëndrojë pranë fëmijës së saj.

Dashuria e një familjeje nuk ka kufizime. Çfarë mendoni ju? Jepni një koment dhe mos harroni të ndani këtë histori me miqtë tuaj.