HORROR/ Rivale për një burrë, dy shqiptare theren me thika në palestër


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para 3 ditësh në qytetin e Volosit në Greqi, ku dy gra kanë kapur thikat dhe janë përleshur me njëra tjetrën. Mësohet se arsyeja ka qenë një mashkull.

Ngjarja ka ndodhur 3 ditë më parë e as me shume e as me pak se sa

Sipas shtypit grek, një shqiptare 25-vjeçare plagosi me thikë 34-vjeçaren, gjithashtu shqiptare, duke e qëlluar në dorë. Në kohën që ndodhi ngjarja, në palestër kishte shumë persona të cilët po stërviteshin.

E plagosura u dërgua në spital dhe nuk ka rrezik për jetën.

Ndërsa policia arrestoi 25-vjeçaren për plagosje. Sipas të dhënave dhe dëshmive të tyre, dy gratë njiheshin me njëra-tjetrën dhe kishin shkëmbyer më parë mesazhe në Facebook.

Motivi i konfliktit ishte një burrë.

Mediat greke raportojnë se 34-vjeçarja e plagosur është e martuar dhe ka një fëmijë, por nuk kanë specifikuar nëse është bashkëshorti i saj i njëjti person që është bërë “mollë” sherri.