Horoskopi javor: Kujt do t’i ngrohet zemra dhe kush do të detyrohet t’ia thotë lamtumirën dashurisë një kohë


Çfarë do t’ju sjellin ditët e ardhshme, së paku kur është fjala për yjet, në planin e dashurisë, punës dhe shëndetit, mësoni në tekstin i cili është para jush

DASHI (21.03 – 20.04)

Puna: Ka gjasa që një udhëtim që do ta bëni gjatë kësaj periudhe t’ju ofrohen bisedime me të cilat do të do të rezultojë një marrëveshje që do t’ju sjellë suksese të mëdha financiare. Jeni në një fazë krijuese, andaj vazhdimisht mendoni të filloni me idetë e reja dhe të nxisni edhe bashkëpunëtorët për aktivitete shtese. Do të filloni me zgjidhjen e një sërë çështjesh, gjë që do t’ju sigurojë një bashkëpunim afatgjatë apo ndonjë fitim material.

Shëndeti: Do t’ju kaplojë një nervozizëm i lehtë, mirëpo kur do ta kuptoni që ndaj disa rrethanave nuk mund të ndikoni, do të qetësoheni.

Dashuria: Do të jeni të gatshëm që personit të dashur t’i jepni përkrahje më të madhe, si edhe do ta mbështesni dhe përkrahni në realizimin e dëshirave të tij. Nëse lidhja juaj ka filluar para pak kohësh, do të mundeni që përnjëherë të vendosni të ndërprisni këtë lidhje dhe të kërkoni ndonjë person i cili më shumë do t’u përshtatet kërkesave tuaja, transmeton Telegrafi.

DEMI (21.04 – 21.05)

Puna: Duke i shfrytëzuar të gjitha përparësitë, të cilat i keni në dispozicion do të përpiqeni që të realizoni kushte më të mira në vendin e punës dhe që t’i arrini interesat tuaja afariste. Mirëpo, pa marrë parasysh aftësitë tuaja praktike, nuk mundeni gjithmonë t’i harmonizoni interesat e ndryshme dhe t’i plotësoni të gjitha ato gjëra që i dëshironi. Bashkëpunëtorët nganjëherë kanë rol të madh në zgjidhjen e dilemave afariste, ndërkaq një njeri nga rrethi juaj i punës do t’ju jetë një shembull i mirë për këtë.

Shëndeti: Vitaliteti dhe aftësia e regjenerimit janë në ngritje, andaj do të keni shëndet të mirë.

Dashuria: Më në fund do të gjeni kohë dhe vullnet të mjaftueshëm për t’i realizuar planet në lidhjen tuaj dashurore. Me atë rast do të jeni shumë energjik, për ç’arsye personi juaj i dashur do të krijojë përshtypjen që jeni duke i bërë presion, andaj edhe duhet të prisni kundërshtime impulsive. Kini kujdes që të mos shkaktoni grindje!

BINJAKËT (22.05 – 21.06)

Puna: Kini kujdes që të mos përfshiheni në konflikt me bashkëpunëtorët rreth ideve të ndryshme,sepse nuk është e lehtë të gjendet interesi i përbashkët, andaj është mirë që me kohë të merrni njëfarë rreziku dhe përgjegjësie para tyre. Do të jeni të detyruar të caktoni kufijtë dhe të vendosni për një model të ri të bashkëpunimit të suksesshëm. Nuk është e mundshme t’i mbani të tjerët nën kontroll dhe nuk duhet të ballafaqoheni me persona të gabuar.

Shëndeti: Keni nevojë të qëndroni vetëm, pra përpiquni të flini më shumë dhe të pushoni.

Dashuria: Në marrëdhënien tuaj dashurore do të vëreni detaje të ndryshme dhe me paramendim do t’i mbyllni sytë pra atyre gjërave të cilat nuk ju pëlqejnë, mirëpo kjo do t’ju jetë vetëm si një zgjidhje e përkohshme. Me personin e dashur nuk do të mund të pajtoheni për shkak të disa prioriteteve të tij, por edhe për shkak se nuk po u kushton kujdes kërkesave tuaja.

GAFORRJA (22.06 – 22.07)

Puna: Do të jeni tepër të brengosur me disa informacione rreth punës dhe nuk do të mund të pajtoheni assesi me rezultate mesatare. Do të përpiqeni të shfrytëzoni plane dhe strategji të ndryshme, mirëpo komplikimet e papritura do t’ju pengojnë në arritjen e qëllimeve tuaja të punës. Dikush nga bashkëpunëtorët nuk do ta kryejë pjesën e tij të obligimit, gjë që do t’ju shkaktojë edhe më tepër probleme.

Shëndeti: Do të kujdeseni më shumë për shëndetin tuaj dhe do të jeni të matur në çdo gjë që ka të bëjë me shëndetin.

Dashuria: Kjo javë do t’ju kalojë me ndryshime të shpeshta të gjendjes suaj shpirtërore dhe do të krijoni bindjen që personi i dashur po ju lodh me kërkesat që po jua bën. Bëhuni më vetëkritikë, sepse shkaku qëndron te mosmarrëveshjet e dyanshme emocionale në marrëdhëniet me personin e dashur .

LUANI (23.07 – 22.08)

Puna: Një ndryshim i papritur i situatës në planin afarist do t’ju shkaktojë brenga dhe nervozizëm. Duhet ta kuptoni patjetër se këto gjëra janë të mundshme të ndodhin në kohën në të cilën po jetojmë. Duhet ta kuptoni edhe një gjë: ju jeni vetëm një hallkë në këtë zinxhir, ndërkaq vështirësitë do të bien mbi kurrizin tuaj, të cilat të tjerët i shkaktojnë. Nëse do të bëni përpjekje më të mëdha, situatën do ta përmirësoni dhe sërish do të ndiheni mirë.

Shëndeti: Keni prirje të bëheni vesveseli, ndërkaq ilaçi më i mirë për këtë është aktiviteti fizik, mbase edhe ndonjë shëtitje e lehtë apo një shoqëri që ju pëlqen.

Dashuria: Gjatë kësaj periudhe do të jeni në situatë të ndryshoni jetën tuaj dashurore dhe të përjetoni disa momente të paharrueshme me një person të afërt. Përdorni kualitetet tuaja, duke i shfaqur cilësitë tuaja joshëse dhe kujdesuni t’i përdorni sa më shumë fantazinë, romantikën dhe butësinë kur jeni bashkë me personin e dashur.

VIRGJËRESHA (23.07 – 22.08

Puna: Keni filluar të humbni durimin. Jeni duke pritur rezultatin përfundimtar të një situate, e cila për ju është tepër e rëndësishme. Po ju mundojnë disa dyshime, mirëpo, megjithatë, do të gëzoheni, sepse do merrni lajme të mira. Do të ketë edhe komente të ndryshme, të cilat nuk do të ju kënaqin, mirëpo ju do të shkëlqeni, sepse për të satën herë po e gjeni rrugën dhe po e dëshmoni aftësinë tuaj e cila do t’ju shpaguhet.

Shëndeti: Mos konsumoni ushqim të rëndë dhe hiqni dorë nga dietat rigoroze.

Dashuria: Këtë javë do të jeni shumë entuziast dhe do të jetë koha më e përshtatshme që t’i përmirësoni marrëdhëniet dashurore me personin e dashur. Mirëpo, nëse kjo lidhje juaj nuk do të mund të funksionojë sipas pritjeve tuaja, ekziston mundësia që të filloni një lidhje sekrete dashurore.

PESHORJA (23.09 – 22.10)

Puna: Me përgjegjësi të lartë do t’u qaseni marrëveshjeve afariste, si edhe planifikimeve dhe organizimit të obligimeve tuaja të punës. Afarizëm stabil dhe produktivitet më të mirë do të realizoni nëse do të merreni me tregti, komunikacion dhe me punë që kanë të bëjnë me turizmin.

Shëndeti: Keni nevojë për më shumë ajër të pastër, andaj bëni shëtitje jashtë qytetit ku ajri është më i pastër.

Dashuria: Këtë javë do të ndieni nevojë më të madhe për t’u shoqëruar dhe për t’u argëtuar, mirëpo kujdes që të mos e harroni personin e dashur. Ka mundësi që të krijoni njohje të reja, mirëpo gjithashtu ka mundësi edhe që papritur të prishni marrëdhëniet me miqtë, transmeton Telegrafi.

AKREPI (23.10 – 21.11)

Puna: Në planin afarist dhe financiar do të silleni me përgjegjësi. Fitimet tuaja me mençuri do t’i investoni dhe do të bëheni kursimtar. Këto veprime që do t’i bëni do t’ju mundësojnë një situatë stabile financiare dhe do t’ju sjellin fitime të konsiderueshme materiale. Një person i gjinisë femërore do të përpiqet t’ju krijojë pengesa. Do të arrijë t’ju krijojë telashe dhe pakënaqësi të vogla.

Shëndeti: Gjendja juaj shëndetësore është e mirë, të vetmen gjë që duhet ta bëni – është të zvogëloni pirjen e duhanit dhe të kafesë.

Dashuria: Në lidhjen tuaj dashurore çdo gjë do të bëhet gjithnjë e më “e zbehtë”, nëse nuk do të arrini të krijoni raporte të sinqerta reciproke. Keni nevojë të ndieni stimulim të përbashkët i cili do t’ju ofrojë emocionalisht dhe do t’ju plotësojë në mënyra të ndryshme.

SHIGJETARI (22.11 – 21.12)

Puna: Një valë ndryshimesh në punë, e cila ka filluar ditëve të kaluara, po fillon t’ju godasë. Ndoshta në ato “ujëra të trazuara” në fillim nuk do të gjendeni mirë, mirëpo pesë minutat tuaj së shpejti do t’ju vijnë dhe do të keni rastin të bëni “sulmin vendimtar”. Suksese më të mira do të realizoni nëse do të merreni me menaxhment dhe me veprimtari juridike.

Shëndeti: Ka mundësi t’ju përfshijë dhembja e kokës, nga shkaku i telasheve me boshtin kurrizor dhe me stresin.

Dashuria: Do të mendoni dhe do të veproni krejtësisht ndryshe nga personi juaj i dashur, mirëpo nuk do t’ju pengojë të përjetoni kënaqësinë e përbashkët. Derisa të ketë dashuri, ka edhe momente magjepsëse. Marrëdhëniet tuaja me personin e dashur duken si një lojë dashurie e cila ndikon në mënyrë inspiruese dhe argëtuese.

BRICJAPI (22.12 – 20.01)

Puna: Ngjarjet e reja në skenën afariste do t’i komplikojnë edhe më shumë statusin tuaj para bashkëpunëtorëve apo pozitën tuaj statusore. Dikush nga bashkëpunëtorët do të përpiqet t’ju pengojë në realizimin e qëllimeve tuaja, gjë që do t’ju sjellë në një situatë të pakëndshme. Mos lejoni t’ju provokojë dhe t’ju detyrojë të hyni në ndonjë rrezik afarist-financiar.

Shëndeti: Lëkura do t’ju jetë e ndjeshme ndaj ndikimeve të jashtme, andajduhet ta mbroni më shumë me marrje të vitaminave.

Dashuria: Jeni përplot elan dhe në humor të shkëlqyeshëm. Do të dëshironi të dilni sa më shpesh për t’u argëtuar dhe për të krijuar njohje të reja. Ngado që të silleni, do të keni mundësi të gjeni dikë që do t’ju pëlqejë. Energjia juaj e madhe do të shihet qartë edhe në fytyrën tuaj, në veprimet tuaja, në mënyrën e komunikimit dhe në lëvizjet tuaja.

UJORI (21.01 – 18.02)

Puna: Po tregoni shumë kujdes dhe dëshironi që të përfitoni besimin e dikujt në kontakte të ndryshme afariste. Informatat të cilat i keni në dispozicion nuk janë garanci e fortë për sukses në planin afarist, mirëpo nuk ju pengon të ndërmerrni një veprim që do të mundë t’ju zhgënjejë. Shumë herë duhet pasur vizion të qartë dhe ndjenjë të përpiktë për veprime të reja, sepse rregullat dhe rrethanat afariste ndryshojnë shpesh.

Shëndeti: Shëndeti do t’ju jetë i luhatshëm, do të jeni i ftohur me virozë. Nëse ju ngrihet temperatura, shkoni menjëherë te mjeku.

Dashuria: Në jetën dashurore keni bindjen që dikush po ju përcjell dhe po i kontrollon në mënyrë të rreptë sjelljet tuaja. Po e dëshironi një liri më të madhe emocionale dhe rastin që të realizoni qëllimet tuaja, mirëpo akoma nuk ka paralajmërime të mira. Është mirë që të liroheni nga disa paragjykime emocionale në mendimet dhe sjelljet tuaja.

PESHQIT (21.01 – 18.02)

Puna: Nëse dëshironi të realizoni planet tuaja afariste, mos humbni kohë dhe veproni sa në mënyrë energjike në takimet me bashkëpunëtorët. Fryma praktike dhe veprimet aktive ju garantojnë rezultate të mëdha në drejtime të ndryshme. Dini t’i impononi qëndrimet tuaja madje edhe në situatat kur të tjerët nuk tregojnë interesim të veçantë për ide të reja.

Shëndeti: Do të keni probleme me pagjumësinë. Shkoni më herët në shtrat, në mënyrë që ditën në vijim të funksioni mu ashtu siç presin të tjerët nga ju.

Dashuria: Në mënyrë mjaft të qartë po i shfaqni emocionet tuaja dhe kënaqësinë kur gjendeni në shoqëri të personit që e dashuroni. Partneri me ngulm po përpiqet t’ju bindë që t’u përmbaheni planeve të tij, mirëpo ju gjendeni në një pozicion të tillë që të vini kushte të reja apo “rregulla të reja dashurie”. Në mënyrën më të mirë po shfrytëzoni sharmin tuaj dhe shkathtësitë dashurore në situata të ndryshme. /Telegrafi/