Horoskopi 6 Maj 2018


DASHI
Gjate dites se sotme do ndiheni me te vertete shume mire dhe nuk do keni ankesa ju te dashuruarit. Çdo çast do jete i jashtezakonshem dhe i mbushur me hare. Beqaret mund te kene vetem mundesi per dashuriçka kalimtare dhe asgje me shume sesa aq. Ne planin financiar do favorizohen investimet sepse gjendja ka per te qene e shkelqyer.

DEMI
Ka rrezik qe sot te kete shume keqkuptime mes jush dhe atij qe keni ne krah. Do jeni te padegjueshem dhe te palogjikshem ne çdo moment. Beqaret do jene te fiksuar pas aventurave te çmendura kalimtare dhe nuk do duan te perfitojne nga mundesite qe do iu jepen per lidhje serioze. Me shpenzimet nga ana tjeter do jeni te matur dhe gjendja do mbetet e qendrueshme.

BINJAKET
Do keni deshira te çmendura sot ju te dashuruarit keshtu qe marredhenia ne çift mund te pesoje edhe disa tronditje. Partneri do mundohet shume, por nuk do ua plotesoje dot gjithçka qe ju doni. Beqaret do kene takime, por nuk do mund te fillojne lidhje afatgjata. Ne planin financiar tregohuni gjate gjithe kohes vigjilente nese nuk doni te perballeni me surpriza te keqija.

GAFORRJA
Saturni do pozicionohet shume mire sot ne jeten tuaj ne çift dhe do favorizoje bashkepunimin. Edukimi qe keni marre nga prinderit do ju ndihmoje te zgjidhni lehtesisht edhe disa probleme te vogla qe ju kishin dale. Beqaret do jene shume kerkues dhe nuk do e gjejne dot sot personin e duhur. Ne planin financiar nuk do jeni te organizuar dhe mund te beni gabime te njepasnjeshme.

LUANI
Jeta juaj ne çift ka per te shkuar me se miri sot. Do i lini pas kraheve problemet qe keni pasur dhe do mendoni me me shume pozitivizem per te ardhmen. Beqaret do fiksohen keq pas dikujt dhe askush nuk do mund t’i ndale per te bere edhe propozime. Shpenzimet ulini sa me shume nese doni qe gjendja te mbetet e kenaqshme edhe me vone.

VIRGJERESHA
Sot do perjetoni kenaqesi te paimagjinueshme dhe do ju duket sikur koha do ndalet pergjithmone. Zemra do rrahe fort pafundesisht. Beqaret do i shprehin me lirshem ndjenjat e tyre, por per fat te keq nuk do arrijne dot te fillojne nje lidhje te qendrueshme. Buxhetin menaxhojeni me sa me shume perpikmeri sepse po filluan problemet gjendja do mbetet e paqendrueshme per shume kohe.

PESHORJA
Sot ju te dashuruarit do keni me shume nevoje se kurre per qetesi, qendrueshmeri dhe dashuri. Flisni me partnerin dhe gjeni rrugen e duhur. Beqaret do kene veçse dashuriçka kalimtare dhe pa ndonje rendesi te madhe. Gjithsesi ata do argetohen dhe do emocionohen. Financat do mbeten ende te njejta, por per fat te mire nuk do jete asnje perkeqesim.

AKREPI
Me Jupiterin dhe Venusin ne anen tuaj sot do kaloni nje dite te shkelqyer. Nuk do ndiheni aspak keq perkundrazi do perjetoni emocione shume te forta. partneri do ju beje edhe nje surprize te madhe. Beqaret do e shnderrojne nje miqesi ne nje lidhje shume te forte. Nese me financat ruani te njejten strategji menaxhimi keni per te pasur probleme te medha.

SHIGJETARI
Marredhenia juaj me partnerin do permiresohet goxha gjate kesaj dite. Do ndiheni shume me te qete dhe do dashuroheni ashtu si e keni enderruar gjithmone. Beqaret do jene gati per te filluar nje romance dhe mund te pranojne çdo ftese qe do iu behet. Ne planin financiar, nese i menaxhoni me kujdes te ardhurat, gjendja do kete permiresime te konsiderueshme.

BRICJAPI
Nese jeta juaj ne çift ka pasur probleme kohet e fundit, sot eshte momenti per te marre masa e per te rregulluar gjithçka. Po i late gjerat pas dore situata mund te nderlikohet edhe me teper. Beqaret do ndihen gjithe dites te merzitur, por nje takim ne oret e pasdite mund t’iu ndryshoje jeten. Financat do kerkojne thjesht pak me teper perkujdes dhe çdo gje ka per t’iu ecur me se miri.

UJORI
Sot do kaloni nje dite fantastike ju te dashuruarit dhe here pas here do ju duket vetja sikur jeni ne nje enderr. Partneri do ua shprehe plotesisht ndjenjat dhe do ju surprizoje ne çdo çast. Beqaret me miresjellje dhe buzeqeshje do i bejne per vete te gjithe. Zgjedhja perfundimtare do jete ne doren e tyre. Me financat do jeni shume here me te kujdesshem dhe largpames prandaj gjendja do jete e shkelqyer.

PESHQIT
Sot duhet patjeter te ndryshoni menyren e sjelljes me partnerin tuaj sepse ne te kundert keni per te pasur debate dhe probleme te njepasnjeshme. Beqaret edhe pse do takojne persona vertet te veçante nuk duhet kurrsesi te hedhin menjehere hapa. Financat do jene shume te qendrueshme. Shfrytezojeni rastin per te bere investimet e kaq shume menduara.