/Historiania shqiptare u tregon grekeve kufinjte e Shqipërisë etnike: Nuk ekzistoni asgjëkundi! Mjaft me mashtrime!

Historiania shqiptare u tregon grekeve kufinjte e Shqipërisë etnike: Nuk ekzistoni asgjëkundi! Mjaft me mashtrime!

Historiania e njohur, Elena Kocaqi, ka bërë një tjetër deklaratë të fortë kundër grekëve, pas refuzimit të fqinjëve për t ënjohur kufirin mes dy vendeve.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Kocaqi shkruan se Greqia nuk ka qeveri ushtarake dhe për këtë le të hapë dokumentet historike dhe të shikojë që nuk është asgjëkundi, as në hartë dhe as në burime historike, deri para 200 vitesh kur ai vend quhej Shqipëria.

Më tej, historiania tregon kufijtë e Shqipërisë etnike dhe ju kërkon grekëve të mos mashtrojnë më popullin e tyre, por t’i tregojnë të vërtetën.

“Sipas ish Ministrit të Jashtëm Grek: Ushtria Greke refuzon të njoh kufirin midis Greqisë dhe Shqipërise. Deklaratë e çuditshme, pasi Greqia nuk ka qeveri ushtarake, plus jemi vende antare në NATO. Nëse Greqia, ka pretendime territoriale tek Shqiperia, le te hapi dokumentet historike dhe te shohi qe nuk është asgjekundi, as ne hartë e as në burime historike, deri para 200 viteve pasi ai vend quhej Shqipëria.

Vetëm raporti i Napolon Bonopartit për kufijtë e Shqipërisë, tregon se Shqiperia, fillonte në Mesdhe e Peleponez dhe mbaronte në Dalmaci dhe Danub dhe në Lindje përtej lumit Bardhar dhe kufi me detin Egje. Ndaj para se ti ngrejnë mendjen popullit të tyre me mashtrime siç kane bërë deri tani, bëjnë mirë, ti tergojnë të vertetën se kjo do i shërbente paqes dhe sigurisë”, shkruan Kocaqi.