Historia prekese e Arjanit, vëllai i nga-cmon nusen dhe ajo ikën nga shtëpia bashkë me 2 vajzat e vogla


Historitë e shqiptarëve kanë gjithnjë ngarkesë të madhe emocionaIe dhe e tillë është edhe ajo e e Arjanit, i cili është baba i dy vajzave të vogla por nuk kalon dot kohë me to.

Për të siguruar jetesën, Arjani nga Kuçova, pastron rrugët gjatë natës.

Fillimisht ai rrëfeu njohjen me bashkëshorten e tij, ku tregon se janë njohur me mblesëri megjithëse ende e dashuron.

Sipas të riut, nusja e tij nuk shkonte mirë me prindërit dhe vëllain e tij dhe kjo bëri që në korrik të këtij viti të largohej nga shtëpia bashkë me dy vajzat e vogla.

Fatkeqëslsht Arjani nuk i ka dhënë dot zgjidhje kësaj çështjeje që ka ardhur pas një debati të madh, për faktin se puna që bën e mban shumicën e kohës larg shtëpisë.

Tashmë nusja e tij jeton në shtëpi me xhaxhain e saj dhe pranë gjykatës ka dorëzuar kërkesën për divorc.

Në emisionin “Me zemër të hapur”, News 24, Arjani tregon se kur shkoi të sqarohej me të, ajo e denoncoi dhe kërkoi urdhër mbrojtje. Që nga korriku e deri tani janë parë vetëm në 2 seancat në gjykatë. Bashkëshortja kërkon ndarjen pasi ai është përherë në punë dhe nuk plotëson më kushtet për të qenë burri i saj.

Burri rrëfen:

U njohëm me lajmësi me gruan. Unë jam tip i qetë, shikoj punën time. Në shtëpi nuk kemi pasur probleme, as she.rre. Unë kam punuar gjithmonë me pastrimin. Ne kemi 6 vite bashkë. Jetonim me prindërit, vëllain. Nusja më thoshte se kishte disa shqetësime nga vëllai. Faji im ishte që nuk dolëm në shtëpi veç.”
Ai nuk ka pranuar të deklarojë se cili ka qenë problemi mes gruas së tij dhe vëllait por nga informacionet në emision, u kuptua se mes tyre ka pasur një incldent shumë të rëndë që ka qenë një arsye për largimin e bashkëshortes së Arjanit nga shtëpia.

Pas daljes në emision, ai tha se ndihet i kërc-ënuar dhe se kishte frikë të kthehej në shtëpi, ndërsa moderatorja Evis Ahmeti i ka bërë thirrje ‘live’ pollcisë së Beratit ta shikojë këtë denonclm.

Nga ana tjetër Arjani ka kërkuar nga bashkëshortja që të kthehet pranë tij.