“Heronjtë i keni me origjinë shqiptare”/ Patriotët i drejtohen Greqisë nga Gjirokastra: Do e merrni përgjigjen si serbët


Në sheshin “Çerçiz Topulli”, ku po mbahet protesta paqësore për bashkëkombasit e vr..arë në Greqi ndër vite ka nisur kënga e vallja.

Në protestën, ku janë mbledhur shqiptarë nga të gjitha trevat, mbizotërojnë flamuri kuqezi, këngët patriotike, por nuk mungon as flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në mesin e protestës nuk mungonin as veteranë të Ushtrisë Nacional Çlirimtare të Kosovës. Një fjalim ka mbajtur edhe një qytetar i Kosovës i veshur me uniformën e UÇK-së.

Ai tha se Greqia nuk ka heronj pasi historinë e tyre e kanë bërë vetëm shqiptarët. Ai theksoi ndër të tjera se nëse vazhdohet me gjuhën e shovlnlzmit dhe esktremlzmlt, “Agimit të Artë”do t’i vijë shumë shpejt përgjigjja e merituar ashtu siç u erdhi serbëve nga shqiptarët e Kosovës.

Veterani i UÇK-së u shpreh:

Ata nuk kanë heronj, të gjithë janë me origjinë shqiptare, ju mburreni me heronjtë tanë. Edhe serbët e Kosovës menduan se janë të mbështetur nga fuqia e tretë në Evropë, dhe ata e nisën me shovlnlzma si Agimi i Artë, u frymëzuan dhe vazhduan të shkatrrojnë miqësinë me shqiptarët në Kosovë, e morën përgjigjen dhe sot jetojnë si mlnj nën hijen e krmieve të tyre. Mos i jepni vetes errësirë shovlnlste, se përgjigjja jonë vjen shumë shpejt. Do ta kenë shumë shpejt nëse vazhdojnë të njëjtën rrugë.”