Heroi ngjitet për ballkone në katin e katër, për të shpëtuar jetën e një fëmije (Video)


Ky është momenti i pabesueshëm kur një person kalon 4 kat të një ndërtese- duke u ngjitur thjesht me duart e tij për ballkoni, për të shpëtuar një vogëlush 4  vjeçar i cili ishte i varur për një ballkoni në Paris.

Katërvjecari është filmuar derisa ishte i varur në ballkon jashtë apartamentit të tij në Rue Marx-Dormoy të shtunën pasite, pasi që me sa duket ishte lënë në shtëpi vetëm përderisa babai  i tij ishte jashtë për pazar.

Ai shpëtoi fal Mamoudou Gassama, i cili për më pak se 30 sekonda arriti tek fëmija, duke u ngjitur për ballkone deri në katin e katërt aty ku ishte edhe fëmija.

Që nga atëherë, ai është krahasur me Spider-Man duke u quajtur super hero.

 

I pyetur se pse ai rrezikoi edhe veten për ta shpëtuar djalin, Gassam për Le Parisien tha: “E bëra thjeshtë sepse ai është një fëmijë”, transmeton Indeksonline.

Pas përpjekjes së ngritjes së tij, të inkurajuar nga një turmë e publikut që ishin aty, Gassama, 22 vjeçari arriti të kap djalin shëndosh e mirë.

Ekipet e zjarrit tashmë ishin alarmuar për incidentin, nga një fqinj, i cili në video mund të shihet me deshpërim duke u përpjekur ta rrëmbej djalin nga ballkoni i tij.

Fqinji për shkak të një gardhi që ishte në mes të ballkoneve nuk mund ta kapte mirë atë.

I vetmi dëmtim i fëmijës ishte se ai ishte shqyer pak në një gozhdë. Ndërsa Gassma pësoi disa gërvishtje.

Autoritet janë duke hetuar mbi incidentin./Indeksonline/