Harrojeni Dua Lipën e Rita Orën,nje tjeter kengetare shqiptare po iken me hapat e tyre


Dua Lipa dhe Rita Ora janë dy prej këngëtareve me origjinë shqiptare që kanë fituar një famë shumë të madhe në tregun muzikor botëror, ku numërojnë me miliona fansa nga vende të ndryshme.

Shpeshherë ato bëjnë postime në lidhje me origjinën e tyre shqiptare, duke treguar patriotizmin e tyre dhe na kanë bërë që të ndihemi krenarë.

Por duket se në mesin e këtyre këngëtareve të talentuara shqiptare që po e përfaqësojnë denjësisht Shqipërinë në botë, do t’i shtohet edhe një artiste tjetër.

Këngëtarja Ava Max, emri i vërtetë i së cilës është Ava Koçi, është prurja më e re në tregun muzikor dhe që ka lançuar dri më tani disa këngë të sajat si: “Sweet but Psycho”, “My way” apo “Not your way”.

Vetëm së fundmi ajo është bërë pjesë e albumit të David Guetta-s, i cili pati shitje të papara në muajin gusht të këtij viti.