/Hapet ura më e gjatë në botë

Hapet ura më e gjatë në botë

Nëntë vite pasi filluan punimet, presidenti kinez Xi Jinping ka hapur zyrtarisht urën më të gjatë në botë e cila kalon nëpër deti.

Duke përfshirë edhe qasjen në rrugë, hapësira që kjo urë përfshirën është plot 55 kilometra, duke lidhur Hong Kongun me Macaun si dhe vendin kinez, Zhuhai.

Ura ka kushtuar rreth 20 miliardë dhe për shkak të vështirësive ka pasur tejzgjatje të punimeve- 18 punëtorë kanë humbur jetën në këtë projekt, raporton BBC. E veçanta e urës është se lidh tri qytete kyçe të jugut të Kinës- Hong Kongun, Macaun dhe Zhuhai.

E dizajnuar të përballojë tërmetet dhe tornadot, ura u ndërtua me përdorimin e 400 mijë tonëve çelik- mjaftueshëm për të ndërtuar 60 Kulla Eiffel.