/Habit aktorja me famë botërore:Jam shqiptare dhe kam ndërruar mbiemër

Habit aktorja me famë botërore:Jam shqiptare dhe kam ndërruar mbiemër

Numri i shqiptarëve me sukses ndërkombëtar, po shtohet çdo ditë e më shumë.

Megjithatë ka dhe nga ata që kanë vite që gëzojnë popullaritet në botë, po që askush nuk e dinte origjinën e tyre.

Irene Papas është aktorja që ka luajtur në rolin e Penelopes në filmin “Odiseu” dhe që i ka habitur të gjithë me deklaratën e fundit që ka bërë.

Tashmë ajo është 92 vjeçe dhe të gjithë mendojnë se është greke.

Irene ka zbuluar këtë fakt për emisionin “Prive”.

“Unë nuk mund ta lë këtë botë duke mos thënë të vërtetën. Unë jam shqiptare. Kam lindur në vitin 1926 dhe mbiemri im ka qenë fillimisht Leleku”, thotë Irene Papas.