Gruevski lëshon Hungarinë shkon në Rusi, por e pabesueshme se çka bëri tani gruaja e tij


Mediat maqedonase thonë se Nikolla Gruevski mund ta ketë lënë edhe Hungarinë. Ato citojnë një funksionar të lartë të partisë së tij, VMRO DPMNE, të pohojë se destinacioni i ish kryeministrit në arrati është Rusia ose Turqia.

Më herët ishte shtypi hungarez ai që lëshonte spekulime mbi mënyrën e largimit të Gruevskit, duke aluduar se ai u largua me avionin e një oligarku të afërt me shefin e ekzekutivit hungarez, Viktor Orban.
Sponzor

Sipas informacioneve që DW i mori nga policia malazeze, Gruevski ka hyrë në Mal të Zi nga pika kufitare Bozaj. Ai shoqërohej nga dy diplomatët hungarezë të stacionuar në Tiranë, Antal Kulcsár dhe Csaba Várfalvai.

Pasi ndërroi makinën në Podgoricë, kishte vazhduar nëpër Mal të Zi në drejtim të pikës kufitare me Serbinë, Dobrakovo, i shoqëruar nga dy diplomatë hungarezë të stacionuar në Mal të Zi.

Deri tani për këto informacione ka vetëm një konfirmim nga pala e qeverisë hungareze: Të enjten, Gergely Gulyás, shefi i kancelarisë së kryeministrit Orbán, tha në konferencën e shtypit se ishte e vërtetë qe Nikola Gruevski e kishte përforcuar kërkesën e tij për azil në Ambasadën e Hungarisë në Tiranë.

Por Gulyás e mohoi prerazi që shteti hungarez dhe organet zyrtare hungareze ta kenë ndihmuar Gruevskin për të dalë nga Maqedonia.

Derisa ish kryeministri Nikolla Gruevski gjendet në arrati, familjarët e tij po kryejnë obligimet e përditshme ashtu si duhet.

Kështu, sipas mediave maqedonase bashkëshortja e tij Borkica shkon në punë rregullisht derisa nga Komisioni për letra me vlerë thonë se ajo bën punët ashtu si duhet.

“Znj. Borkica Gruevska në Komisionin për letra me vlerë është punësuar në shtator të vitit 2002 dhe cdo ditë po bën punët si duhet në vendin e punës si kordinatore në Sektorin për hulumtim dhe zhvillim të tregut të kapitalit dhe bashkëpunimit ndërkombëtarë”, theksojnë kështu nga ky institucion.