Gruaja shet vilën 350 metër për … 16 euro


Shkruaj një letër, shto 16 euro dhe fito një shtëpi 350 metër katrorë prej 1 milionë euro.

Është ky propozimi tundues i Alla Wagner, një grua kanadeze nga Alberta, e cila ka vendosur që t’ia shesë shtëpinë e saj, personit që do i shkruajë letrën më të bukur.

Aspirantët për blerës duhet ti përgjigjen vetëm një pyetjeje të thjeshtë ‘Pse kjo shtëpi do të ndryshonte jetën tënde?’ Personi që do të japë përgjigjen më të mirë do e fitojë.

Për të shpallur fituesin Wagner ka caktuar kufirin prej 68 mijë letrash të marra, ku secila duhet të ketë edhe 16 euro brenda. Në këtë mënyrë ajo do të arrijë shumën që kushton shtëpia, por pa e vr arë ekonomikisht blerësin.

Gruaja vendosi që ta shesë vilën pas një d ëmtimi që pësoi në shpinë, duke mos qenë më e zonja që të kujdesej për të.

Por duke mos qenë se asnjë blerës nuk i bëri ofertën e synuar, gruaja ndërmori nismën e veçantë, duke kërkuar një letër me 350 fjalë, të cilat duhet ti dërgohen brenda muajit mars. Fituesi i shtëpisë do të zgjidhet nga një juri e ngritur enkas për këtë rast.

Në fakt çdo pjesëmarrës duhet të paguajë kuotën prej 25 dollarësh kanadez, e cila është afro 16 euro. Në rast se konkursi anulohet të gjithë do të rimbursohen.