Gruaja e tij ndërron jetë papritur. 1 javë më vonë, ai shkatërrohet nga fotoja që fshihej në celularin e saj


Të thyhet zemra kur humbet bashkëshortin ose bashkëshorten. Askush nuk dëshiron ta jetojë këtë, veçanërisht kur je i ri.

Michelle dhe John ishin fejuar që në shkollë të mesme dhe ttë dy në të tridhjetat e tyre, ishin ende shumë të dashuruar me njëri-tjetrin.

Por fatkeqësisht gjërat morën një kthesë të keqe kur Michelle u sëmur dhe papritur ndërroi jetë.

E tërë bota e John-it u përmbys dhe ai u pushtua nga pikëllimi.

Një javë pas zhdukjes së shoqes së tij të jetës, duke shikuar në telefonin celular të vajzës, John-i gjeti një fotografi që e bëri atë të lotonte edhe më shumë.

Thuhet se dashuria e vërtetë nuk përfundon kurrë dhe mesa duket ky është rasti tipik i John Polo dhe Michelle High.

Në vitin 2013 ata vendosën që donin të martoheshin dhe t’i deklaronin dashurinë e përjetshme njëri-tjetrit, shkruan ShkodraNews. Por dita e dasmës që ata ëndërronin kurrë nuk ndodhi. Po atë vit mjekët e kishin informuar Michelle-n se kishte një sëmundje të rrallë dhe serioze.

Kur sëmundja u përhap në vitin 2015, çifti filloi të numëronte ditët e tyre dhe pastaj vendosi të planifikonte martesën e madhe që kishin ëndërruar gjithmonë.

Dy javë para ditës së dasmës, Michelle humbi jetën, duke e lënë John-in në një gjendje tronditëse.