Grida Duma kapet sërish mat me Salianjin pas “skandalit”?


Pas të ashtuquajturit “skandal erotik”, Grida Duma duket se është kapur sërish mat ditën e sotme me Ervin Salianjin.

Deputetja demokrate është parë në bregun e detit e shoqëruar nga dy persona, njërin prej të cilit pretendohet të jetë Salianji.

Sipas “CNA.al” personi tjetër që e shoqëronte ishte motra e saj. Grida dhe dy personat që e shoqëronin janë fotografuar nga resortet turistike në Qerret të Durrësit, mesditën e sotme.

Theksojmë se pak kohë më parë u publikua një video e deputetit me shtetasen G.D, ku shiheshin mesazhet erotike mes tyre.

Miqësia e Dumës me Ervin Salianjin është shumë e fortë. Të dy vijnë nga UET, të dy janë të besuarit e Lulzim Bashës.