“Grekët e duan Shqipërinë dhe shqiptarët e duan Greqinë”,-u shpreh Rama per agjensine e lajmeve greke AMPE


Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se së shpejti do të takohet me homologun e tij grek Aleksis Tsipras.

Në një intervistë për agjensinë e lajmeve greke AMPE, Rama është shprehur se takimi me Tsipras do të ketë në fokus zgjidhjen e çështjeve të vjetra Shqipëri-Greqi.

“Jemi të gatshëm të përmirësojmë marrëdhëniet. Jemi në mes të një faze dialogu dhe diskutimi të shpeshtë”, u shpreh Rama.

Sipas kryeministrit, grekët e duan Shqipërinë dhe shqiptarët e duan Greqinë.

“Kemi marrëdhënie pozitive dhe jo urrjetje midis popujve. Ndodhin edhe incidtente po duhet t’i përballojmë. Popujt duhen, pjesa tjetër është thjesht politikë”, tha Rama.

Sipas tij dy vendet janë shumë afër zgjidhjes së mosmarveshjeve.