Gjermani me plis në kokë befason shqiptarët, ka një surprizë të pabesueshme për ta (Video)


Me plis të bardhë në kokë, gjermani Gerhardt Gott ka befasuar të gjithë shqiptarët duke kënduar këngën ‘Xhamadani’ në shtëpinë e një familjeje shqiptare.

Ai bashkë me hoxhën Elvis Naçi uruan një familje shqiptare për ndërtimin e shtëpisë, shtëpi kjo që u ndihmua nga organizata e Gerhardt Gott.

Mjaftoi që Elvisi vetëm t’ia përmendte xhamadanin dhe Gerhardt të niste këndimin e saj me kitarën e tij të vogël.

Videoja e publikuar në Facebook është bërë shpejtë virale, duke marrë shumë komente dhe reagime. Shikojeni videon:

https://www.facebook.com/ShqiptaretPerShqiptaret/videos/225460755068691/?t=0